Shuhet në Shqipëri ish-ambasadori gjerman Daum
publikuar nga user7, ne #Lapsi.al. ora 12:51
Ish-ambasadori gjerman, Werner Daum, ka ndërruar jetë në Tiranë, ku kishte mbërritur prej disa ditësh.
Diplomati vdiq në moshën 82-vjeçare.
Burimet thonë se ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit. Mendohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Kujtojmë se Daum ishte ambasador në Shqipëri nga 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist.
Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.