Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth
publikuar nga user7, ne #Lapsi.al. ora 12:44
Aksioni i Inspektoriatit të Kontrollit të Ndërtimit në Theth ka vijuar dhe sot. Mësohet se forcat e rendit kanë rritur perimetrin e sigurisë pas incidenteve të djeshme teksa për të garantuar vazhdimësinë e operacionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, janë dërguar forca të shumta policie në terren.
Ky aksion për të shkatërruar objektet pa leje në Theth ka sjellë tensione të mëdha pasi dje ku u hodh një molotov drejt urës së drurit në këtë fshat për ta djegur. Në këtë moment, autoritetet janë vënë në lëvizje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë mësohet se banorët që kanë hedhur molotov, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Policia sqaroi dje se asnjë mjet fadromë e IKMT-së nuk është dëmtuar nga molotovët e hedhur.