minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Kanosi me sëpatë dy persona, arrestohet një 44-vjeçar në Durrës

publikuar nga user7, ne #Lapsi.al. ora 12:02


44-vjeçari Ermal Dhampiraj u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16 në Durrës pasi po kanoste me sëpatë dy persona. Bëhet me dije se shkak i ngjarjes të jetë një konflikti për motive të dobëta. Lidhur me ngjarjen, një person u procedua penalisht pasi kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.