Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, lëndohet një person
publikuar nga E S, ne #JavaNews. ora 18:50
Një incident është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e shtetasit me iniciale A.J., ku për pasojë është lënduar vetë pronari.
Uniformat blu bëjnë me dije se i lënduari ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi:
Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.