Kryeministri Kurti kërcënohet me vdekje në Mitrovicë, nisin hetimet
publikuar nga Elidona Aga, ne #Euronews. ora 11:09
Një grafit me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është zbuluar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Vasilia Ostrovski”, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00, ku është identifikuar një grafit i shkruar në gjuhën serbe me alfabet cirilik, i cili në përkthim në shqip thotë:
“Me agimin që po lind në Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur.”
Autoritetet nuk kanë arrestuar ende ndonjë person në lidhje me rastin dhe nuk ka të dyshuar, por me urdhër të prokurorit është hapur hetim penal për veprën penale “kanosje”.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.