Camila Cabello reagon ndaj rikthikit të “Fith Harmony”
publikuar nga user 10, ne #Lapsi.al. ora 14:55
Ish-anëtaret e grupit Fifth Harmony—Normani, Ally Brooke, Dinah Jane dhe Lauren Jauregui—janë ribashkuar për herë të parë pas shtatë vitesh në një performancë surprizë gjatë koncertit të Jonas Brothers në Dallas më 31 gusht.
Në një video të ndarë në Instagramin zyrtar të grupit, vajzat shfaqen së bashku në skenë, pa ish-anëtaren Camila Cabello, e cila braktisi grupin në vitin 2016 për të ndjekur një karrierë solo.
“Ku ishe më 31 gusht 2025?” – shkruhet në përshkrimin e videos. “Faleminderit @jonasbrothers që na ftuat. Ishte ndjesi fantastike të ktheheshim!”
Megjithatë, mungesa e Cabello-s nuk shkaktoi tension. Këngëtarja 28-vjeçare tregoi mbështetje për koleget e saj duke komentuar në video me katër emoji zemrash.
Fifth Harmony u formua në vitin 2012 gjatë sezonit të dytë të “The X-Factor USA” dhe shpejt u kthye në një nga grupet më të suksesshme.
Cabello u largua në fund të vitit 2016, duke thënë në një deklaratë se e donte grupin, por se kishte nevojë të ndiqte rrugën e saj artistike.
“Edhe pse është e trishtë ta shoh këtë kapitull të mbyllet në këtë mënyrë, unë do të vazhdoj t’i mbështes ato si individë dhe si grup. Ju uroj gjithë suksesin e botës dhe lumturi të vërtetë,” shkroi ajo në atë kohë.
Pas largimit të Cabello-s, grupi vazhdoi deri në vitin 2018 kur njoftuan një pauzë të pacaktuar për të ndjekur karriera solo. Kjo performancë në Dallas është rikthimi i parë publik i katërshes pas një kohe të gjatë.
Në një intervistë të dhënë në podcastin “Call Her Daddy” vitin e kaluar, Camila foli hapur për vendimin e saj për t`u larguar nga grupi.
“Nuk ndihesha më pjesë e vizionit të grupit. Ato ishin ende shumë të përkushtuara, por unë nuk isha më e lumtur,” tha ajo.
Gjithsesi, ajo theksoi se i kujton momentet pozitive me shumë dashuri: “E ndjej se tani mund të fokusohem në kohët e bukura që kemi kaluar bashkë. Mësova shumë në atë grup.”