Të huajt zgjedhin juglindjen, rritet numri i prenotimeve në Korçë, Pogradec dhe fshatra

Juglindja e vendit mbetet e kërkuar nga te huajt, numri i të cilëve vitet e fundit ka qenë në rritje aq sa 85% e turistëve që kanë vizituar Korçën dhe juglindjen kanë qenë të huaj.

Kjo edhe për shkak se pjesa më e madhe e operatorëve turistikë kanë lidhur kontrata me agjenci të shumta turistike vendase e të huaja.

“Jemi nga Republika Çeke, na pëlqente të vinim këtu për të kaluar një natë. Do shkojmë në mal dhe këtu ka shumë male. Çmimet janë shumë të ulëta.”

“Çmimet janë të mira, gjëja më e mirë janë njerëzit, shumë miqësore. Me pëlqen gjithçka këtu.”

“Vij nga Gjermania, Korça është shumë e bukur. Pjesa e pazarit fantastike. Çmimet janë të ulëta ndërsa mua më pëlqen birra këtu. Shumë e shijshme.”

Edhe Klaus Pronjari, një nga operatorët turistik të qytetit të Korçës tregon se turistët kanë rezervuar vende akomodimi që në vitin 2025.

“Rezervime me turistët e huaj kanë nisur që vitin e kaluar, ka patur fluks të lartë. Korça ka çfarë ofron, vend historik nga i cili njerëzit përherë kanë çfarë zbulojnë”, tha Pronjari.

Krahas qytetit të Korçës, rezervime të shumta ka edhe në qytetin e Pogradecit si dhe fshatrat turistik Tushemisht, Lin, Voskopojë e Dardhë.

Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit mësohet se rezervime ka edhe në Ersekë e fshatra turistike të bashkisë së Kolonjës madje ka lëvizje turistësh edhe në Devoll, Maliq e Pustec.

Author: Xh Zh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *