Eduart Merkaj largohet nga drejtimi i AMP, kush shkon në vend të tij

Klevis Qose është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, mëson gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj.

Ky post është mbajtur deri më tani nga Eduart Merkaj.

Në datën 1 prill, Qose u lirua nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Drejtësisë.

Klevis Qose u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në mars 2024, duke zëvendësuar Admir Abrijan që dha dorëheqjen.

Më parë Qose ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Provës dhe të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Author: Eda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *