Shikoni se si ky robot kinez vrapon një gjysëm maratonë më shpejt se njeriu më i shpejtë në botë

Një robot humanoid ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke tejkaluar njerëzit në një gjysmëmaratonë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë robotike. Roboti i quajtur Lightning, i zhvilluar nga kompania kineze Honor, përfundoi garën 21 kilometra në Pekin në vetëm 50 minuta e 26 sekonda. Ky rezultat është mbi 6 minuta më i shpejtë se rekordi botëror njerëzor prej 57 minutash e 20 sekondash, i mbajtur nga Jacob Kiplimo.

Roboti, i gjatë rreth 169 cm dhe me një dizajn humanoid, vrapoi me stabilitet duke përdorur krahët e tij të shkurtër për balancë dhe nuk tregoi shenja lodhjeje gjatë gjithë garës. Ky arritje konsiderohet një hap i madh përpara për Kinën në konkurrencën teknologjike me SHBA-në, e cila deri tani ka qenë lider në zhvillimin e robotëve humanoidë.

Industria robotike kineze ka përparuar ndjeshëm që nga viti 2015, kur qeveria e përfshiu atë si një sektor kyç për modernizimin industrial. Në vitin 2023, robotët humanoidë u shpallën si një “front i ri” në konkurrencën teknologjike globale, me synime për prodhim masiv deri në vitin 2025.

Ky fokus ka nxitur edhe organizimin e eventeve sportive për robotë. Vitin e kaluar, Pekini priti Lojërat e para Botërore për Robotë Humanoidë, ku makineritë konkurruan në sporte të ndryshme si futbolli dhe artet marciale. Po ashtu, robotët kanë qenë pjesë edhe e spektakleve të mëdha televizive në Kinë.

Në gjysmëmaratonën e këtij viti morën pjesë mbi 100 ekipe robotike, shumë më tepër se një vit më parë. Në kategorinë njerëzore, fituesit kishin kohë mbi një orë, duke mbetur dukshëm pas robotit fitues. Lightning gjithashtu la pas edhe robotin kampion të vitit të kaluar me një diferencë të madhe.

The post Shikoni se si ky robot kinez vrapon një gjysëm maratonë më shpejt se njeriu më i shpejtë në botë first appeared on Geek Room.

Author: Brenton Benja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *