Izraeli ka urdhëruar evakuimin urgjent të Libanit jugor, ndërsa vazhdon të godasë zonën me sulme ajrore.
Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Avichay Adraee, tha se Izraeli po vepron “me forcë” kundër Hezbollahut në jug të lumit Litani për shkak të aktiviteteve të grupit në rajon.
“Ne përsërisim apelin tonë urgjent që ju të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të shkoni menjëherë në veri të lumit Litani”, shkruan ai në X.
Të hënën, IDF tha se kreu një seri sulmesh në Liban kundër objektivave të Shoqatës Al-Qard Al-Hassan (AQAH), një shoqatë financiare e lidhur me Hezbollahun.
Ministria libaneze e shëndetësisë tha dje se 486 persona janë vrarë që kur Izraeli filloi ofensivën e tij në fillim të këtij muaji.
The post Izraeli urdhëron përsëri evakuimin e Libanit jugor ndërsa vazhdon sulmet ajrore appeared first on Euronews Albania.