Ja pse Greqia po bëhet destinacioni i qetësisë në Europë

Njerëzit sot po ndryshojnë mënyrën si udhëtojnë. Në vend të udhëtimeve të shpejta dhe me shumë destinacione, po zgjedhin pushime më të ngadalta, me më pak lëvizje.

Një nga arsyet kryesore është mbingarkesa turistike. Shumë vende të njohura janë shumë të mbushura me vizitorë, gjë që e bën pushimin më pak relaksues. Prandaj, njerëzit po kërkojnë vende më të qeta.

Sipas Solmar Villas, janë analizuar mbi 160 destinacione në botë për të gjetur vendet më relaksuese. Nga ky studim, 70% e 10 destinacioneve më të qeta për verën 2026 ndodhen në Greqi.

Renditja e destinacioneve më të qeta është kjo:  

•  Alonissos, Greqi – 30.5/40 

•   Kefalonia, Greqi – 30.4/40 

•   Peloponezi, Greqi – 30.3/40    

•   Skopelos, Greqi – 30.2/40    

•   Lefkada, Greqi – 30.2/40    

•   Gadishulli Mani, Greqi – 30.1/40    

•   El Hierro, Spanjë – 30.0/40    

•   Naxos, Greqi – 30.0/40    

•   Koh Yao Noi, Tajlandë – 30.0/40    

•   Paxos, Greqi – 29.9/40    

•   Anguilla (Territor Britanik) – 29.9/40

Studimi ka marrë parasysh disa faktorë si sa të mbushura janë vendet me njerëz, natyrën, klimën, sigurinë, koston e pushimeve.

Në përgjithësi, përfundimi është se njerëzit po zgjedhin gjithnjë e më shumë pushime të qeta, larg zhurmës dhe stresit, dhe ishujt e Greqisë po dalin si një nga zgjedhjet më të preferuara në botë.

The post Ja pse Greqia po bëhet destinacioni i qetësisë në Europë appeared first on Euronews Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *