Nis Festa e Luleve në Shkodër, 4 ditë aktivitete që gjallërojnë qytetin

Në Shkodër ka nisur këtë të diel Festa e Luleve, një nga traditat më të bukura pranverore që i jep qytetit ngjyra, gjallëri dhe një atmosferë të veçantë festive. Për katër ditë me radhë, deri më 6 maj, qyteti do të jetë epiqendër e aktiviteteve që përfshijnë të gjitha grupmoshat.

Sipas organizatorëve, programi është konceptuar për të bashkuar komunitetin përmes aktiviteteve të larmishme, duke nisur nga më të vegjlit e deri tek të rriturit, në një festë që përhap energji pozitive në çdo hapësirë publike.

Qytetarët dhe vizitorët shprehen se lulet shumëngjyrëshe i japin jetë qytetit, ndërsa rrugët dhe sheshet janë mbushur me njerëz që shijojnë atmosferën festive dhe pranverore.

Panairet e luleve, muzika live, lojërat për fëmijë dhe aktivitetet artistike në mbrëmje e kthejnë Shkodër në një qendër të vërtetë feste, duke e konsoliduar Festën e Luleve si një nga eventet më të bukura dhe më të dashura të pranverës në qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *