‘Tronditëm sistemin’, Salianji: Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim, në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite

Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një video nga takimet me qytetarët në shumë qytete të Shqipërisë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, shprehet se gjatë këtyre 5 muajve, së bashku me demokratët ka arritur të trondisë sistemin.

Salianji shkruan se në këto muaj është bërë ajo që të tjerët sipas tij, nuk e kanë bërë në 36 vite.

Më tej Salianji shkruan se lëvizja e tij është më e fortë se çdo regjim, teksa thekson se kjo lëvizje është fillimi i fundit të sistemit të vjetër.

Reagimi i Salianjit:

Miq, 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë!

Lëvizja jonë është më e fortë se çdo regjim.

Është fillimi i fundit të sistemit të vjetër!

Gjithmonë me demokratët

Mirënjohje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *