Arrestohet drejtori i IMT-së në Himarë, dyshohet për shpërdorim detyre

0
minuti_logo-78

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje është arrestuar drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Himarës, Dorian Hoxha. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se arrestimi është kryer në zonën e Palasës, rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake, arrestimi i tij lidhet me një ndërtim në zonën bregdetare, për të cilin dyshohet se janë lejuar ose nuk janë parandaluar shkelje të ligjit. Strukturat e Krimit Ekonomik kanë vënë në pranga kryeinspektorin e IMT-së në Himarë, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas hetimeve paraprake të zhvilluara nga organet ligjzbatuese, dyshohet se zyrtari ka lejuar ose ka mosvepruar ndaj shkeljeve gjatë ushtrimit të detyrës së tij, në kundërshtim me ligjin.

Mësohet se kryeinspektori Dorian Hoxha është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Himarës dhe më pas është transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Vlorë.

Nga Policia e Vlorës bëhet me dije se hetimet vijojnë ende, ndërsa po verifikohet nëse janë lejuar apo nuk janë parandaluar shkelje në territorin e Bashkisë Himarë. Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.

The post Arrestohet drejtori i IMT-së në Himarë, dyshohet për shpërdorim detyre appeared first on Euronews Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *