Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

0
minuti_logo-88

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, më 21 Maj 2026, ka vendosur çmimet e reja për tregtimin e karburanteve në vend.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës, do të jetë jo më shumë se 197 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 185 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 186 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 174 lekë për litër.

Bordi bën me dije se çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 21 Maj, në orën 13:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të çmimeve të shitjes.

Autoritetet kanë tërhequr vëmendjen e operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi.

Sipas njoftimit zyrtar, në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *