Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1

0
minuti_logo-115

Spekulimet për hyrjen e një gjiganti kinez BYDFormula 1 po marrin gjithnjë e më shumë formë, me një emër të madh që rikthehet në qendër të vëmendjes. Bëhet fjalë për Christian Horner. Ish-shefin e Red Bull Racing që raportohet se mund të luajë rol kyç në një ofertë të mundshme të BYD për t’u bërë skuadra e 12-të në F1.

Interesi për Formula 1 është rritur ndjeshëm vitet e fundit, si në aspektin sportiv ashtu edhe komercial. Reforma teknike e vitit 2026 ka tërhequr prodhues të mëdhenj si Audi, Ford dhe Cadillac, duke rritur bindjen se ka ende hapësirë për emra të rinj. Në këtë kontekst, BYD, tashmë prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike në botë, po përmendet gjithnjë e më shpesh si kandidat serioz për hyrje në elitën e sportit.

https://media.formula1.com/image/upload/t_16by9North/c_lfill,w_3392/q_auto/v1740000001/trackside-images/2025/F1_Grand_Prix_of_Miami/2213396537.webp

Sipas raportimeve, Horner ka zhvilluar disa takime me nënkryetaren e BYD, Stella Li, ndërsa është parë edhe në Kanë si i ftuar i kompanisë, çka ka shtuar zërat për një partneritet të mundshëm. Pas largimit të bujshëm nga Red Bull verën e kaluar, Horner ka kërkuar një rrugë kthimi në Formula 1 dhe duket se tani synon një projekt madhor, jo thjesht një aksion minoritar, siç ishte përfolur më herët me Alpine F1 Team.

Gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Kinës, Li konfirmoi se BYD është në “kontakt të ngushtë” me drejtuesit e F1 dhe CEO-n Stefano Domenicali. Ndërkohë, presidenti i FIA, Mohammed Ben Sulayem, është shprehur optimist për një ofertë kineze, duke e parë atë si të dobishme për qëndrueshmërinë e biznesit.

Megjithatë, Domenicali mbetet i kujdesshëm, duke theksuar kufizimet logjistike. Edhe pse Concorde Agreement lejon deri në 12 skuadra, shembulli i përpjekjeve të gjata të Andretti dhe Cadillac tregon se rruga drejt F1 është e gjatë dhe e ndërlikuar, edhe për një gjigant si BYD.

The post Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1 first appeared on Geek Room.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *