Projekti i Porto Romanos/ Rama: Jo të gjithë duan që të jemi nyje strategjike në mes të Europës

Projekti i Porto Romanos dhe ambicia për ta kthyer Shqipërinë në një nyje strategjike në Europë nuk mirëpriten nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një konference me gazetarët, ku theksoi se fuqizimi dhe rritja e rolit të Shqipërisë në rajon nuk i gëzon të gjithë.

Rama nënvizoi se historia ka treguar se interesat për të pasur ndikim në vend kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa theksoi se Shqipëria duhet të ecë përpara pa u trembur dhe pa pritur.

“Fuqizimi ynë që është real, ngritja jonë dhe zëri ynë që është real, nuk janë të lumtur të gjithë dhe nuk presin të gjithë që ne të jemi në nyje strategjike në mes të Europës. Ju mendoni se të tjetër që synonin Shqipërinë dhe të kishin një këmbë këtu, ju mendoni se ishte e kotë, është reale dhe e faktuar në histori. Ajo që unë jam përpjekur të bëj dhe që tani ka filluar të ketë më shumë aleatë, nuk behët fjalë që të hiqet vetoja, por që të ndërtohet një marrëdhënie dypalëshe mes shtetit të ri anëtar dhe Bashkimit Europian.

Kjo gjë ka qenë aty, prej kohësh më parë, e krijimit të një europe me disa shpejtësi dhe disa kate. BE nuk gjendet e papërgatitur me këtë debat, është një debat që ka marrë më shumë peshë për shkak të Ukrainës. Ne nuk kemi asnjë arsye që të trembemi dhe të presim. Ka vende të vogla që nuk e kanë përdorur kurrë veton. Sa i takon rafinerisë, nuk kemi një problem konkret, kemi pasur interes, por jo një projekt konkret. Për momentin nuk kemi një gjë, sepse kini parasysh që ne kemi një avantazh shumë të madh që jemi një vend me energji të pastër 100%. Një rafineri, do të ndryshonte gjithë portofolin tonë të energjisë. Shteti do hyjë edhe në tregun e naftës”, tha kryeministri Edi Rama.

By Rovena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *