Analiza e Klajdi Kolës: Vendim i drejtë nga arbitri për kartonin e kuq, Balaj do e kapte topin

Egnatia dhe Vllaznia barazuan mes polemikave 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Një sfidë mjaft e ethshme, ku nuk munguan as polemikat.

ikërisht në minutën e 71-të, rrogozhinasit mbetën me 10 lojtarë pas largimit me karton të kuq të mbrojtësit Arbenit Xhemajli. Ndërhyrja e dyshimtë e tij ndaj Bekim Balajt, solli vendimin e Florjan Latës.

Për këtë ka folur në “Supergol” edhe ish-arbitri Klajdi Kola, i cili thekson se Lata ka marrë vendimin e duhur. Në krahun tjetër moderatorja Hygerta Sako e kundërshton, duke u shprehur se mund të ishte edhe Dajsinani që mund ta kapte topin para sulmuesit shkodran.

Klajdi Kola: Është bërë e modës që të braktisin ndeshjen skuadrat, me një vendim të arbitrit. Aq më tepër që deri në këtë minutë, arbitri ka mbajtur një ndeshje shumë të mirë. Jam shumë kundër të tërheqjes nga fusha të ekipeve. Kartoni i kuq? Fillimisht top i gjatë, aty kemi dyluftim. Balaj i vjedh kohën Xhemajlit, nuk kemi faull për Egnatias siç pretendohet. Xhemajli të tregohet më i kujdesshëm, pengimi te këmba është i dukshëm.

Hygerta Sako: Xhemajli është duke luajtur me topin, e prek pa qëllim, jemi të qartë, topi ku është?

Klajdi Kola: Topi është në ajër, edhe pse kemi pengim të paqëllishëm, kemi të bëjmë me pengim. Balaj vazhdon në drejtim të topit. Gjyqtari vlerësoi që kemi të bëjmë me faull dhe që Balaj ka mundësi të vihet në zotërim të topit. Pse? Sepse janë disa kritere. Për të sqaruar kontrollin e topi, këtë e vlerëson arbitri, sepse Xhemajli e ka dërguar topin lart dhe është duke u varur, jo duke shkuar drejt protës. Balaj është duke e ndjekur topin gjatë gjithë kohës. Nëse Balaj nuk pëson faull apo këtë pengim, mund të vihet në zotërim të topit.

Hygerta Sako: Për mua jo, është edhe portieri, çfarë po bën ai, po ha bar? Unë nuk jam fare dakord me ty që mund të vihet në kontroll të topit kur topi është 6 metra lart në hapësira, si mund të vihen në kontroll të topit.

Klajdi Kola: Nëse nuk do të kishte pengim do të ishte Balaj në zotërim të topit?

Hygerta Sako: Jo, topi është 6 metra në ajër, mos të flasim në ajër edhe ne.

Klajdi Kola: Shkojmë te VAR. Në protokollin e sistemit VAR pas tërheqjes edhe të Egnatias, pika 4 dhe 5, arbitri është i vetmi që inicion një rishikim në fushë. Edhe nëse VAR-i konfirmon vendimin, arbitri i fushës ka të drejtën e tij për ta rishikuar. Pasi ka ardhur nga monitori, i ka thënë Aleksit që rishikimin e kam kërkuar unë. Për të qenë i qartë, ka shkuar arbitri dhe ka kërkuar përsëri pamjet, pasi janë ofruar të njëjtat që Balaj ka pasur mundësi reale për t’u vënë në zotërim të topit.

Hygerta Sako: Të duket afër në hapësirë në tokë, apo në lartësi? Sa mbërrin topi deri në tokë, ka shkuar 7 herë portieri. Balaj është i rrëzuar prandaj pret portieri, nëse s’do të ishte rrëzuar, do të shkonte ta kapte. Nuk e dimë ne se kush do e kapte topin. Është shumë lart, një dalje e portierit mund ta zotëronte.

The post Analiza e Klajdi Kolës: Vendim i drejtë nga arbitri për kartonin e kuq, Balaj do e kapte topin appeared first on SHKODRA SPORT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *