Nga “Mbetje” në “Inovacion”: Si gjigantët e teknologjisë po i japin një jetë të dytë plastikës dhe pajisjeve

Në një botë ku ndërrojmë telefonat dhe laptopët më shpejt se garderobën, termi “e-waste” (mbetjet elektronike) është kthyer në makthin e ambientalistëve. Por, nëse shohim përtej titujve alarmues, do të vëmë re një ndryshim tektonik në industrinë e teknologjisë. Kompanitë lider nuk po e shohin më mbetjen si fundin e rrugës, por si fillimin e një cikli të ri.

Detet pastrohen për të ndërtuar smartphone

Imagjinoni rrjetat e peshkimit, ato “rrjetat fantazmë” që notojnë në oqeane duke rrezikuar jetën detare. Prodhuesit më të mëdhenj të smartfonëve në botë kanë nisur t’i mbledhin këto rrjeta dhe t’i përpunuar në polimere të forta. Sot, kur mbani në dorë disa nga telefonat flagship të vitit të fundit, ka shumë gjasa që butonat apo kllapat e brendshme të jenë bërë pikërisht nga këto materiale të ricikluara. Nuk është thjesht riciklim, është inxhinieri e lartë që kthen ndotjen në funksion.

Plastika e oqeaneve bëhet pjesë e laptopëve  

Një tjetër lider global në industrinë e kompjuterave ka ndërtuar një zinxhir furnizimi që ndalon plastikën përpara se ajo të hyjë në oqean. Duke mbledhur mbetje në brigjet e lumenjve dhe plazheve, ata e përpunojnë këtë plastikë për të krijuar bazat e laptopëve premium dhe ambalazhet mbrojtëse. Mesazhi është i qartë: luksi teknologjik dhe përgjegjësia mjedisore nuk përjashtojnë njëra-tjetrën.

Programi IQOS Refreshed  

Philip Morris International (PMI) po provon se mund të bëhet më shumë përmes programit IQOS Refreshed. Ndryshe nga qasja tradicionale ku pajisja hidhet pas përdorimit, ky program synon t’u japë pajisjeve një “jetë të dytë”.

Koncepti është sa i thjeshtë, aq edhe efikas
: pajisjet e përdorura mblidhen, inspektohen me rigorozitet, pastrohen profesionalisht dhe, aty ku është e nevojshme, u zëvendësohen komponentët (si bateria) dhe përditësohet softueri. Rezultati është një pajisje e certifikuar që funksionon si e re, por me një ndikim shumë më të vogël në mjedis. Përmes kësaj nisme, PMI jo vetëm që redukton mbetjet elektronike, por edukon konsumatorin drejt një ekonomie qarkulluese, ku vlera e produktit ruhet sa më gjatë të jetë e mundur.

The post Nga “Mbetje” në “Inovacion”: Si gjigantët e teknologjisë po i japin një jetë të dytë plastikës dhe pajisjeve first appeared on Geek Room.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *