Një zjarr i madh përfshiu një apartament të një pallati 5-katësh mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër, Flakët përfshinë banesën në katin e pestë të ndërtesës në lagjen “Zinxhira”, duke krijuar panik tek banorët e pallatit.
Në vendngjarje u nisën menjëherë 3 automjete zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur izolimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Si pasojë e zjarrit u shkaktuan vetëm dëme materiale në orenditë shtëpiake. Autoritetet vijojnë punën për të përcaktuar shkakun e vatrës së zjarrit.


The post Zjarr në një apartament në Gjirokastër, banorët shpëtojnë pa lëndime appeared first on Euronews Albania.
