
Kanë përfunduar punimet për asfaltimin e segmentit të prekur nga rrëshqitja e dherave në zonën e quajtur Arrat e Gurrës, në aksin Librazhd–Prrenjas.
Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes rrjeteve sociale.
Sipas ARRSH ndërhyrja u realizua pas stabilizimit të terrenit dhe sistemimit të trupit të rrugës, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të sigurt për përdoruesit rrugës.
Njoftimi i ARRSH:
Përfunduan punimet për asfaltimin e segmentit të prekur nga rrëshqitja e dherave në zonën e quajtur Arrat e Gurrës, në aksin Librazhd–Prrenjas.
Ndërhyrja u realizua pas stabilizimit të terrenit dhe sistemimit të trupit të rrugës, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të sigurt për përdoruesit rrugës.
Falënderojmë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për mirëkuptimin gjatë periudhës së punimeve.
