Ministri i Jashtëm i Qipros, Konstantinos Kompos, i zbuloi gazetës Guardian se dronët që shënjestruan bazat britanike erdhën nga Libani.
“Në këtë moment është fakt që duhet të shikojmë drejt frontit libanez”, tha zoti Kompos, duke konfirmuar për herë të parë origjinën e dronëve.
“Nuk mund të përjashtojmë asgjë nga drejtimi më i gjerë i rajoneve verilindore. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm… duhet të sigurohemi që sistemet në vend të mbulojnë të gjitha mundësitë e kërcënimit”, shtoi Ministri i Jashtëm Qipriot.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se 394 persona u vranë nga bombardimet izraelite në Liban këtë javë, përfshirë 83 fëmijë.
The post Ministria e Jashtme e Qipros: Dronët që shënjestruan bazat britanike erdhën nga Libani appeared first on Euronews Albania.