Lufta në Iran/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi
Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa po bën një turne në Lindjen e Mesme.
Kryeministri vizitoi Arabinë Saudite dje, ku falënderoi trupat britanike për punën e tyre në trajtimin e konfliktit me Iranin dhe zhvilloi një takim dypalësh me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman Al Saud.
Këtë mëngjes, ai mbërrit në Abu Dhabi, ndërsa vazhdon të udhëtojë në Lindjen e Mesme dhe të takohet me “udhëheqësit rajonalë”, pas konfliktit në Lindjen e Mesme.