Analisti: Opozita nuk mund të vijë në pushtet përmes SPAK-ut

I ftuar në emisionin “Review”, me Greta Topjanën, analisti dhe gazetari Mentor Nazarko komentoi situatën politike në vend dhe rolin e sistemit të drejtësisë në raport me figurat kryesore politike.

Ai u ndal edhe te strategjia politike e opozitës, duke argumentuar se tema e antikorrupsionit nuk është e mjaftueshme për të fituar zgjedhjet.

“Tema e antikorrupsionit nuk është një temë me të cilën fiton elektoralisht. Opozita nuk është në ‘kilometrin e fundit’ dhe nuk mund të presë të vijë në pushtet përmes SPAK-ut. I ka kapur një lloj përtacie që të vijnë në pushtet nëpërmjet SPAK-ut po qytetarët shqiptarë janë të zgjuar. Më shqetësuese për qeverinë janë protestat spontane të qytetarëve se foltoret e opozitës”, tha ai.

Sipas tij, opozita duhet të fokusohet më shumë te analiza e qeverisjes dhe politikat publike të qeverisë, duke ngritur debate konkrete për çështje si infrastruktura, projektet strategjike dhe menaxhimi i buxhetit.

Nazarko theksoi se modeli i strukturave të posaçme antikorrupsion që po zbatohet në Shqipëri është ndjekur më parë edhe në vende të tjera europiane si Rumania, Kroacia dhe Italia, ku janë krijuar njësi speciale me kompetenca të zgjeruara për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes.

Sipas Nazarkos, edhe në Shqipëri po ndiqet një model i ngjashëm.

“Ato njësi antikorrupsion kishin kompetenca të posaçme, kishin agresivitet, e përdorën edhe arrestin me burg si një mjet presioni ndaj zyrtarëve, ministrave apo drejtorëve, u luajt si kartë presioni. Edhe në Itali u përdor kjo, ka patur 5 mijë ndjekje penale dhe 44 vetëvrasje për shkak të arresteve paraprake. Perëndimi po ndjek në Shqipërinë e vogël një skenar që është parë më parë në Itali, në Rumani dhe në Kroaci.”, theksoi analisti.

The post Analisti: Opozita nuk mund të vijë në pushtet përmes SPAK-ut appeared first on Euronews Albania.

By Besnik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *