Anulimi i tenderit 400 mln euro për portin e ri në Porto Romano, Rama: Ka patur interesa për të bllokuar projektin, kompania s’ka qenë nën presion

Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen pse kompania e vetme që kaloi të gjitha fazat u tërhoq nga projekti i portit të ri të Porto Romanos.

Në konferencën për shtyp, Rama tha se rritja e kostove është aryeja e vetme, teksa ka hedhur poshtë pretendimet se kompania ka qenë nën presion.

Rama shpjegoi edhe rëndësinë e madhe që ka ndërtimi i ri i portit të Porto Romanos.

“Ka ndodhur një koicidencë e pa shmangshme ku kompania që ka kaluar të gjitha fazat është tërhequr duke iu referuar krizës. Oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin me studuimin që ka bërë kompania dhe me tavanin e vendosur nga kërkesa për procedurë të hapur nga qeveria shqiptare nuk kemi arsye të shikojmë mbrapa dhe nuk kemi të dhëna që kompania ka qenë nën presion.

Përtej injorancës që është faktor si trajtohen çështjet, qysh në krye të herës ka pasur interesa që porti i ri të mos ecte. Porti ekzistues nuk ka kapacitetet [për të qenë nyja e korridorit të 8. Është në të gjitha aspektet i papërshtatshëm.

Porti i ri si nyje lidhëse është një port që e çon Shqipërinë në një nivel tjetër. Është një nyje e lidhur me portin e thatë të Prishtinës dhe portin e thatë të Shkupit”, tha Rama./vizionplus.tv

By Eda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *