
Kryeministri Edi Rama ka komentuar këtë të premte votën kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Në një konferencë për mediat, Rama bëri me dije se kërkesa e SPAK nuk i përmbushte as kushtet minimale për tu marrë në konsideratë, teksa shprehu edhe një herë mbështetjen e qeverisë për drejtësinë.
“Kërkesa e SPAK nuk i përmbushte as kushtet minimale për tu marrë në konsideratë. Përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër, apo për ti dhënë përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do të bllokojë reformën në drejtësi është një përpjekje e shëmtuar, madje në dëshpërimin e vet ka të gjithë ato ingredientë që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet dhe hapat e shpejtë me të cilat ne po ecin në procein e negociatave të frenohen. Nuk ka asnjë gjë të re në këtë, por materiali në këtë rast është i favorshëm për të torolisur njerëzit dhe për të fryrë daullen e luftës kundër qeverisë dhe shumicës qeverisëse. Nuk ka asnjë frenim në rrugën tonë drejt BE, nuk ka asnjë diskutim lidhur me vullnetin tonë për të vazhduar në rrugën që ne kemi hapur në pavarësimin e drejtësisë dhe në luftën kundër korrupsionit. Nuk jemi përballë një ccështje korrupsioni. SPAK nuk ka ngritur akuzë për korrupsion. Jemi përballë një çështje nën hetim dhe mund të hetohet pa asnjë pengesë. Unë inkurajoj prokurorinë të ndjek dhe të hetojë të gjitha pistat ku mund të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës “ferra e korrupsionit”. Deri tani nuk jemi përballë një çështje korrupsioni. Kjo është pak por e sigurt”, tha Rama.
