Çështja “Balluku”, avokati: PS e kaloi vijën e kuqe, po luajnë me standard të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi me 82 vota kundër kërkesën e SPAK-ut për autorizimin për arrestimin e deputetes Belinda Balluku

Avokati Leonard Karaj tha në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se socialistët po tregojnë standard të dyfishtë, teksa përmendi rastin e Arben Ahmetajt.

Madje avokati shtoi se në rastin e Ballukut situata është e ndryshme, pasi ajo është e pandehur.

Analisti theksoi se dallimi në qëndrimin e shumicës nuk lidhet me deputetët socialistë, por me vendimmarrjen e kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Karaj: Pse socialistët  e kanë votuar heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt dhe jo të Belinda Ballukut? Madje, Ahmetajt kur iu hoq imuniteti nuk i ishte komunikuar akuza dhe nuk ishte marrë si i pandehur. Se ka një dallim të jesh nën hetim dhe të merresh i pandehur. Znj.Balluku është e pandehur.

Borakaj: Pse janë ndryshe socialistët me rastin e Ballukut?

Karaj: Është ndryshe Rama, jo socialistët. Këtu nuk kanë votuar socialistët. Kanë votuar një kope të drejtuar nga një bari. Ai ka vendosur që këta të gjithë ta mbrojnë. Se nuk është Balluku, se s’ka mundësi të hajë kaq mollë, dardha e fiq pas këtij mbreti. Këtu kopshtari më i madh është Rama. Katër telefonat e Ervis Berberit janë gjithçka. Emri i Ramës dhe Ballukut janë në kryefjalë aty. Sot Rama e kaloi vijën e kuqe, jo vetëm me shqiptarët, se e ka kaluar me kohë, por edhe vijën e kuqe me evropianët.

/vizionplus.tv

By E B

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *