Çështja “Balluku”, Rama: Ka pasur debat me disa nga partnerët, por nuk ka asnjë frenim në rrugën tonë drejt BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi se refuzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut nuk frenon përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Në një konferencë për shtyp, Rama theksoi se vendimi i djeshëm u interpretua gabimisht dhe nuk përbën pengesë në reformat e drejtësisë.

Nuk ka asnjë frenim në rrugën tonë drejt BE-së dhe nuk ka asnjë diskutim mbi vullnetin tonë për të vijuar me pavarësimin e drejtësisë. Ky nuk është një rast korrupsioni; Prokuroria nuk ka ngritur akuzë për korrupsion. Hetimi mund të vazhdojë pa pengesa dhe inkurajoj prokurorinë të ndjekë çdo pistë të mundshme,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se ka pasur debate me disa partnerë ndërkombëtarë mbi qasjen ndaj çështjes, por këto diskutime kanë qenë konstruktive dhe nuk përbëjnë presion, tension apo kërcënim ndaj qeverisë shqiptare.

Kemi pasur debat me disa nga partnerët tanë me qasjen ndaj kësaj çështjeje. Unë në këtë detyrë përfaqësoj interesin e Shqipërisë, gjithë shqiptarët, një nga normat e padiskutueshme të këtij përfaqësimi, është t’i shikoj partnerët në sy, të më shikojnë në sy në të njëjtën lartësi. Diskutimet tona kanë qenë konstruktive, nuk ka pasur asgjë, jo si ato që janë thënë, sa i takon presionit, tensionit, kërcënimit, këto janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Edhe vetë deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë shumë të qarta. Varet sesi i lexon. Leximi i bërë nga ata që kanë vërë kujën se u bllokua Shqipëria, është lexim, në rastin më të mirë pervers dhe në rastin më të keq, i qëllimshëm. Kush merret me këtod deformime, nuk e dëshiron suksesin e kësaj rruge, sepse e lidh këtë me qeverinë”, theksoi ai.

/vizionplus.tv

By A M

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *