Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku gjatë ndjekjes së një automjeti u kanosën me armë zjarri punonjësit e Policisë, kjo e fundit ka zbuluar këtë të martë identitetin e autorit, i cili ka qëlluar në ajër me armë dhe rrethanat e ngjarjes.
Sipas raportimeve nga policia, është shpallur në kërkim Bajrush Bregu, shtetas me precedent të theksuar për disa veprimtari kriminale.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 15:10, në lagjen “Guerrile”. Gjatë patrullimit, efektivët i bënë shenjë ndalimi një automjeti që drejtohej nga një 43-vjeçar, i cili nuk iu bind urdhrit të policisë dhe ka vijuar lëvizjen, duke shtuar shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet. Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit.
Gjatë ndjekjes, dyshohet se Bregu ka zbritur nga automjeti, dhe gjatë largimit ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë) në ajër me qëllim kanosjen e punonjësve të Policisë dhe është larguar. Ndërkohë, forcat e policisë bënë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit, shtetasi Ervis Baba, 43 vjeç, dhe pasagjerit 17-vjeç.
Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë me municion, që dyshohet se u përdor gjatë ngjarjes, si dhe automjetin tip “Seat Volkswagen” me të cilin lëviznin personat e përfshirë.
Ndërkohë, policia bënë me dije se po punohet intensivisht për kapjen e Bajrush Bregut.
The post Dalin detajet, identifikohet autori që qëlloi me armë gjatë ndjekjes nga Policia në Shkodër appeared first on Euronews Albania.