Del foto e autorit të dyshuar për plagosjen e turkut në Tiranë

Është publikuar foto e autorit të dyshuar për plagosjen e një shtetasi turk mbrëmjen e së hënës në një lokal në Tiranë. Sipas policisë, dyshohet se autori është gjithashtu shtetas turk.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, ndërsa rrethanat e incidentit ende nuk janë të qarta. Hetimet paraprake tregojnë se i plagosuri dhe autori mund të kenë pasur konflikt të mëparshëm, por 39-vjeçari turk nuk është treguar bashkëpunues me policinë për identifikimin e autorit ose për motivet e konfliktit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe të zonës për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e autorit.

I plagosuri, shtetasi turk H. U., 39 vjeç, u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe gjendjes shëndetësore të tij.

“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U., 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

The post Del foto e autorit të dyshuar për plagosjen e turkut në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *