Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva u shpreh se Shqipëria mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë.

Deklarata e drejtueses së FMN-së, erdhi gjatë aktivitetit të organizuar sot me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. Në këtë aktivitet, të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Petrit Malaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, si edhe akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria e shtete të huaja.

Georgieva theksoi se ky përvjetor i Bankës së Shqipërisë nuk përbën vetëm një rast për të festuar jetëgjatësinë e institucionit, por edhe një testament të reformimit të qëndrueshëm të institucionit dhe vizionit të tij.

“Nga themelimi në vitin 1925, duke kaluar nëpër dekada nga transformimi, standardi i arit, planifikimi i centralizuar dhe objektivi bashkëkohor i shënjestrimit të inflacionit, Banka e Shqipërisë ka pasqyruar evoluimin e shtetit shqiptar. Vendi është përballur me ndryshime politike, goditje ekonomike dhe ndikime të zhvillime globale”, tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *