minuti.al

Index Multi-Burimor i Lajmeve

Tuesday, August 4, 2026

Pengmarrje në Vlorë, policia zbardh ngjarjen dhe arreston 2 persona

Publikuar më: 21 Maj, 2026 - 10:15

Një pengmarrje është regjistruar në qytetin e Vlorës, ndërsa policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Pengmarrja dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës ndërsa sipas informacioneve paraprake nga policia, dy persona rreth moshës 30 vjeç kanë marrë peng një shtetas tjetër, ndaj të cilit dyshohet se është ushtruar edhe dhunë fizike.

Shkak i dyshuar i ngjarjes është një shumë parash e marrë borxh nga personi i marrë peng.

Hetimet vijojnë, ndërsa personat e arrestuar po merren në pyetje nga Policia e Vlorës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Pengmarrje në Vlorë, policia zbardh ngjarjen dhe arreston 2 persona appeared first on Euronews Albania.