minuti.al

Index Multi-Burimor i Lajmeve

Thursday, September 10, 2026

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e “vulos” me perlë

Publikuar më: 9 Shtator, 2026 - 19:45

Lamine Yamal ka përjetuar një tjetër mbrëmje të paharrueshme me fanellën e Barcelonës.

Në moshën vetëm 19-vjeçare, talenti spanjoll mbajti shiritin e kapitenit dhe e festoi këtë moment të veçantë me një gol spektakolar në fitoren 5–1 ndaj Feyenoordit në Champions League.

Yamal tregoi edhe një herë qetësinë dhe klasin që e karakterizojnë, duke u bërë protagonist në një prej momenteve më të bukura të ndeshjes.

Në minutën e 77-të, ai mori përsipër ekzekutimin e një goditjeje dënimi dhe goditi saktë, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke ngritur në këmbë tifozët në Camp Nou.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 𝕱𝖔𝖔𝖙𝖞 𝖛𝖎𝖇𝖊𝖘 ⚽🔥 (@footyvibeshub)

Ky gol ishte edhe më special për faktin se erdhi në një natë ku Yamal mbante shiritin e kapitenit.

Edhe pse është ende shumë i ri, sulmuesi vazhdon të marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi në skuadrën e Hansi Flick, duke treguar se është një nga figurat kryesore të projektit të Barcelonës.