Gara për titull bëhet edhe më e fortë, Egnatia me 10 lojtarë vë në rrezik kryesimin e Vllaznisë

Dueli Vllaznia-Egnatia ka çelur javën e 28 të “Abissnet Superiore”-s. Një përballje e drejtpërdrejtë mes dy kandidatëve kryesorë për titullin kampion. Në “Loro Boriçi”  nuk pati fitues, teksa sfida përfundoi me shifrat 0-0.

Egnatia luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 70, por ia doli që të largohej me një pikë nga Shkodra. Barazimi i sotëm e ka bërë edhe më të fortë garën për titullin kampion. Tashmë pozitat e kuqebluve në krye të renditjes janë lëkundur. Diferenca me Egnatian e vendit të dytë është vetëm 2 pikë./Sport Ekspres/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *