I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Balkan Talks”, gazetari shqiptar në Greqi, Etmond Guri, komentoi zhvillimet e fundit të konfliktit në Iran dhe ndikimet e tij në Greqi, duke reflektuar edhe mbi tensionet me Turqinë pas vendosjes së sistemeve të mbrojtjes në ishullin Karpathos.
Guri theksoi se, megjithëse situata mund të duket e ndërlikuar, Greqia ka shfrytëzuar këtë moment si një mundësi strategjike. Sipas tij, vendi ka vepruar në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, duke ofruar ndihmë specifike dhe duke vendosur sisteme të mbrojtjes në ishullin Karpathos dhe duke mbrojtur interesat në Qipron Greke. Kjo ka befasuar fqinjët, duke përfshirë Turqinë, e cila reagoi me një notë proteste ndaj Ministrisë së Jashtme greke.
Ai shtoi se Greqia aktualisht shikohet si një bazë strategjike për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, ku flota amerikane dhe avionët përdorin baza në ishujt dhe kryesisht në Kretë, duke e vënë vendin sipas tij në një pozicion më të fortë ndaj Turqisë. Sipas Gurit reagimi turk ka qenë i vonuar, ndërsa Greqia ka mundësi të mbrojë sovranitetin e saj në mënyrë efektive.
Guri tha se pozicioni i Greqisë është një kombinim i mundësisë strategjike dhe vështirësisë diplomatike, duke e vendosur vendin në një situatë ku ndërveprimet me fqinjët dhe aleatët ndërkombëtarë janë vendimtare për stabilitetin rajonal.
The post Gazetari shqiptar në Athinë: Greqia po shfrytëzon tensionet në Lindjen e Mesme për avantazh strategjik appeared first on Euronews Albania.