Kanceri i vezoreve, 5 simptoma “të heshtura” që gratë nuk duhet t’i injorojnë

Kanceri i vezoreve konsiderohet një nga format më të vështira të kancerit gjinekologjik për t’u diagnostikuar herët, pasi simptomat e tij janë shpesh të lehta dhe mund të ngatërrohen me probleme më të zakonshme të tretjes ose të sistemit urinar.

Sipas organizatave ndërkombëtare të shëndetësisë, si NHS dhe American Cancer Society, disa shenja mund të shfaqen që në fazat e hershme të sëmundjes dhe duhet të vlerësohen nga mjeku nëse vazhdojnë për disa javë.

Ekspertët theksojnë se këto shenja nuk do të thonë domosdoshmërisht se ekziston kancer, por kur shfaqen shpesh, në kombinim ose zgjatin për kohë të gjatë, duhet të kërkohet këshilla mjekësore.

Pesë simptomat kryesore që duhet të mbahen në vëmendje:

1.Fryrje e vazhdueshme barku – Ndjenja e fryrjes që nuk kalon ose që përsëritet shpesh mund të jetë një shenjë paralajmëruese.

2.Dhimbje barku ose mesi– Dhimbja ose siklet i vazhdueshëm në pjesën e poshtme të barkut ose të legenit, pa një shkak të dukshëm, nuk duhet injoruar.

3.Ngopje shpejt dhe humbje oreksi – Ndjenja e ngopjes pas pak ushqimi ose mungesa e oreksit mund të lidhet me presion në zonën abdominale.

4.Urinim të shpeshtë ose urgjentë – Një masë ose tumor mund të ushtrojë presion mbi fshikëzën, duke shkaktuar nevojë të shpeshtë ose të menjëhershme për të urinuar.

5.Ndryshime në zakonet e zorrëve – Kapsllëku, diarreja ose ndryshime të tjera të lëvizjeve intestinale mund të jenë një shenjë e hershme e sëmundjes.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun
Ekspertët e Robin Cancer Trust këshillojnë që, edhe pse këto simptoma mund të lidhen me gjendje më pak serioze, kur shfaqen shpesh gjatë muajit ose zgjasin për javë të tëra, duhet të bëhet vlerësim mjekësor.

Diagnoza e hershme është thelbësore, pasi zbulohet në kohë, mundësia për trajtim të suksesshëm të kancerit të vezoreve rritet ndjeshëm.

/vizionplus.tv

By A M

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *