Kërkoi interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Braçe shkon në Kuvend me qese perimesh

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka zgjedhur një formë simbolike proteste në seancën plenare, duke u paraqitur me qese me perime për të reflektuar çmimet e larta të ushqimeve që ai i ka denoncuar vazhdimisht. Ky veprim vjen si një reagim ndaj rritjes së kostove për qytetarët dhe problematikave në sektorin bujqësor.
Në krah të tij ishte edhe deputeti socialist Ulsi Manja, ndërsa Braçe ka kërkuar zhvillimin e një interpelance me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla. Çështja kryesore e ngritur lidhet me situatën e fermerëve dhe sfidat në prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit në vend.
Braçe ka qenë shpesh kritik për çmimet e produkteve ushqimore, duke i denoncuar ato si të papërballueshme për qytetarët.
/vizionplus.tv