Lufta në Iran, gazetari shqiptar në Turqi: Asnjë dritë jeshile për fundin e konfliktit

Gazetari shqiptar në Turqi Sokol Brahaj, i ftuar në një lidhje live për “Balkan Talks”, komentoi zhvillimet e fundit të konfliktit midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit.

Brahaj shpjegoi se Turqia e sheh konfliktin nga dy këndm, strategjia amerikane dhe qëndrimi i Iranit, duke analizuar pasojat rajonale. Ai tha se, megjithëse Amerika ka arritur disa objektiva strategjike, në Lindjen e Mesme situata nuk është stabilizuar. Sipas tij, mbështetja e disa shteteve arabe për SHBA dhe Izraelin është zvogëluar, ndërsa Irani mbetet një faktor kyç që pengon përfundimin e konfliktit.

Gazetari shqiptar nënvizoi gjithashtu se Turqia monitoron nga afër situatën, veçanërisht çështjen e kurdëve dhe ndikimin e predhave dhe dronëve që bien pranë kufijve të saj. Ai shtoi se Izraeli po humb investime dhe disa qytetarë largohen nga vendi, ndërsa Amerika vazhdon të ketë një rol të fuqishëm, por të paparashikueshëm.

I pyetur për fundin e konfliktit, Brahaj u shpreh: “Nuk duket asnjë dritë jeshile. Konflikti pritet të zgjasë, pasi Irani nuk është mposhtur dhe përplasjet rajonale vazhdojnë.” Ai konkludoi se Turqia, megjithëse e afërt gjeografikisht, nuk ka ndërmend të përfshihet drejtpërdrejt në luftë, duke u përqendruar në ruajtjen e stabilitetit të brendshëm.

The post Lufta në Iran, gazetari shqiptar në Turqi: Asnjë dritë jeshile për fundin e konfliktit appeared first on Euronews Albania.

By Besnik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *