Lufta në Lindjen e Mesme, shkon në 687 numri i viktimave në Liban

Numri i të vdekurve në Liban ka arritur 687 që nga 2 marsi, njofton Ministria e Shëndetësisë. Shifra është rritur nga 634 viktima një ditë më parë dhe përfshin 98 fëmijë dhe 62 gra.

Autoritetet raportojnë gjithashtu se 1,774 persona janë plagosur gjatë së njëjtës periudhë, mes tyre 304 fëmijë dhe 328 gra.

Ndërkohë, situata po përkeqësohet edhe nga ofensiva e Izraelit kundër Hezbollah. Sulmet ajrore kryhen çdo ditë, ndërsa trupat izraelite kanë avancuar më tej në jug të Libanit, duke rritur tensionet në rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *