Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun, gazetarja: Ishte e pritshme! Hasimja: Duket si inat dhe hakmarrje

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi me 82 vota kundër kërkesën e SPAK-ut për autorizimin për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Por, në sallë munguan dy emra të rëndësishëm të mazhorancës, Fatmir Xhafaj dhe ish kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Gazetarja Danjela Maloku, e ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus u shpreh se mungesa e Fatmir Xhafajt në Parlament nuk duhet lidhur domosdoshmërisht me qëndrimet e tij ndaj Belinda Ballukut, duke theksuar se ai ka disa ditë që mungon në seancat parlamentare.

Sa i përket mungesës së Elisa Spiropalit, ajo tha se ishte më e parashikueshme, pasi i kishte dhënë më herët sinjale të qarta.

Nga ana tjetër, politologu Ermal Hasimja e cilësoi situatën më shumë si reagim emocional me inat e hakmarrje, sesa si qëndrim të mirëfilltë politik.

Pjesë nga biseda:

Maloku: Mungesën e Xhafajt nuk do ta cilësoja se ka lidhje me qëndrimet e z. Xhafaj kundrejt Ballukut. Nga burimet e mija, ka disa ditë që z. Xhafaj ka munguar në Parlament. Spiropali doli hapur, përballë znj. Ballukut. Por, i kishte dhënë sinjalet më parë. Ishte e pritshme mungesa e saj. Nuk di nëse është shpërblim apo ulje e mëtejshme e Spiropalit, që i bënë një vend në Komisionet Parlametare.

Hasimja: Duket thjesht si inat dhe hakmarrje. Është ai momenti kur digjet edhe ajo rezistenca që bën ti. Po të kishte qëndrim politik, atëherë po.

/vizionplus.tv

By E B

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *