OpenAI tregon se Meta dhe Elon Musk po koordinojnë “sulmet” kundër kompanisë

0

Një përplasje e fortë po zhvillohet në industrinë e inteligjencës artificiale, ku akuzat personale dhe rivaliteti mes bizneseve po ndërthuren gjithnjë e më shumë. Një artikull i ri nga The New Yorker ngriti dyshime serioze mbi sjelljen e CEO-s së OpenAI, Sam Altman, duke e portretizuar atë si të pasinqertë.

Por reagimi i OpenAI ka qenë i menjëhershëm. Në vend që të përqendrohet te akuzat ndaj Altman, kompania i është drejtuar autoriteteve në California dhe Delaware, duke kërkuar hetim ndaj Elon Musk dhe Mark Zuckerberg. Sipas një letre të raportuar nga CNBC, drejtues të OpenAI pretendojnë se dy rivalët kanë ndjekur praktika “të diskutueshme” dhe potencialisht anti-konkurruese.

Në fokus të këtyre pretendimeve është një bashkëpunim i mundshëm mes Musk dhe kompanisë Metapër të mbledhur informacione komprometuese ndaj Altman. Sipas raportimeve, persona të lidhur me Musk kanë kryer një lloj “spiunazhi”, duke përfshirë gjurmimin e lëvizjeve dhe kontakteve të tij personale.

Këto zhvillime ndodhin në një moment kur Musk ka paditur OpenAI për 134 miliardë dollarë, një çështje që pritet të shkojë në gjyq në fund të prillit. OpenAI e ka cilësuar padinë si të pabazë dhe pjesë të një fushate të vazhdueshme presioni.

I gjithë konflikti zhvillohet për kontrollin e së ardhmes së inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI). OpenAI paralajmëron se sulme të tilla mund të dëmtojmë përpjekjet për zhvillimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të kësaj teknologjie, duke ia kaluar drejtimin palëve që, sipas saj, nuk ndajnë të njëjtat parime etike.

The post OpenAI tregon se Meta dhe Elon Musk po koordinojnë “sulmet” kundër kompanisë first appeared on Geek Room.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *