Përplasi të miturin me makinë, procedohet penalisht 18-vjeçari në Shkodër

Një 18-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Shkodrës.

I riu, sipas uniformave blu, ka përplasur me makinë një të mitur, 9 vjeç.

Të miturit, i janë shkaktuar dëmtime në këmbë nga përplasja dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gj. K., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një 9-vjeçar, i cili është dëmtuar në këmbë. I mituri është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./vizionplus.tv

By Eda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *