Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i shëtitores “Taulantia” në Durrës, ku puna po vijon me ritme të shpejta.
Sipas tij, krahas punimeve kryesore, ka nisur edhe montimi i strukturave të pergolës, të cilat do të sigurojnë hije për pushuesit përgjatë vijës bregdetare.
Rama bëri të ditur se brenda muajit qershor ky segment i shëtitores pritet të përfundojë plotësisht.
“Në kantierin e shëtitores Taulantia në Durrës vijon puna, ndërsa ka nisur edhe montimi i strukturave për ndërtimin e pergolës (strukturë me shtylla dhe trarë që krijon hije mbi shëtitore). Brenda muajit qershor, ky aks i shëtitores do të jetë i përfunduar”, shkruan Rama.