Rishikimi i praktikës për arrestin me burg, mblidhen Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë

0

Gjykata e lartë rishikon sot praktikën gjyqësore për aplikimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Kolegjet e Bashkuara u mblidhen në orën 9:30 me iniciativë të kryetarit Sokol Sadushi për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal.

Pas konsultimit, Kolegji vendosi që seanca do jetë e hapur për debatin juridik, ndërsa për pjesën e diskutimeve që lidhen me hetimet paraprake do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Sipas njoftimit publik, qëllimi është të sigurohet një praktikë gjyqësore më e njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe ato të Konventës Evropiane për kufizimin e lirisë personale.

Nga ana tjetër kjo iniciativë shënon ushtrimin për herë të parë, të kompetencës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, sipas nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale për ndryshimin e pjesshëm të një praktike të njësuar.

The post Rishikimi i praktikës për arrestin me burg, mblidhen Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë appeared first on Euronews Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *