Spiropali dhe Xhafaj munguan në seancën e djeshme për Ballukun, Rama: Nuk është puna ime, ja kush merret me arsyet e tyre

Vetëm një ditë pasi PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp theksoi edhe njëherë qëndrimin e PS se kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet për t’u konsideruar me qëllim që të zëvendësohej masa.

Sa i përket polemikave me ndërkombëtarët, Rama tha se nuk ka asnjë frenim në rrugën drejt BE-së. Rama hodhi poshtë zërat e presionit nga ndërkombëtarët.

Por në konferencë nuk munguan as pyetjet për mungesën e Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt në seancë, gjatë votimit.

Rama tha se nuk është puna e tij, por e kreut të grupit parlamentar të kuptojë arsyet.

“Nuk merrem unë me këtë punë, është kryetari i grupit që të kuptojë arsyet e mungesave”, tha Rama.

By Eda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *