minuti.al

Index Multi-Burimor i Lajmeve

Tuesday, August 4, 2026

Zyrtare/ E konfirmon Beshiktashi: Trabzonspor aktivizoi klauzolën e blerjes për Ernest Muçin

Publikuar më: 20 Maj, 2026 - 17:51

Marrin fund dilemat për të ardhmen e Enrest Muçit. Ashtu siç ishte caktuar mes klubeve, me datën 20 maj ka marrë fund telenovela rreth futbollistit, pasi Beshiktashi ka bërë të ditur që klubi i Trabzonspor ka ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit shqiptar.

“Lidhur me transferimin përfundimtar të futbollistit profesionist Ernest Muçi, e drejta e opsionit të blerjes e përfshirë në marrëveshjen e huazimit u aktivizua nga Trabzonspor.

Sipas asaj, Trabzonspor do t’i paguajë klubit tonë shumën prej 8,5 milionë euro plus TVSH.

Falënderojmë Ernest Muçin për kontributin e tij në klubin tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, shkrihej në njoftimin e Beshiktashit.

The post Zyrtare/ E konfirmon Beshiktashi: Trabzonspor aktivizoi klauzolën e blerjes për Ernest Muçin appeared first on SHKODRA SPORT.