Sulmet në Liban, Izraeli: Kemi vrarë krahun e djathtë të kreut të Hezbollahut
Forcat izraelite thanë se kanë vrarë sekretarin e kreut të grupit militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se Ali Yusuf Harshi, nipi i Naim Qassem, u vra në një sulm gjatë natës mbi Bejrut.
“Harshi ishte një bashkëpunëtor i ngushtë dhe këshilltar personal i Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollah, Naim Qassem, dhe luante një rol qendror në menaxhimin dhe sigurimin e zyrës së tij. Gjatë natës, IDF goditi dy kalime kyçe të përdorura nga terroristët dhe komandantët e Hezbollah për lëvizje nga veriu në jug të lumit Litani në Liban për të transferuar mijëra armë, raketa dhe lansues”, tha në një deklaratë IDF.
Rreth 10 magazina armësh, lançues dhe qendra komanduese u goditën gjithashtu në jug të Libanit, shtoi IDF.
Siç është raportuar, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 254 persona në të gjithë Libanin gjatë natës sëd jeshme. Bombardimi i ashpër goditi zona rezidenciale, përfshirë Bejrutin, ku u vranë 91 persona.
The post Sulmet në Liban, Izraeli: Kemi vrarë krahun e djathtë të kreut të Hezbollahut appeared first on Euronews Albania.