Tabaku: Ndryshimet e rregullores shkelin parimet e bashkëjetesës në Kuvend

0

Duke folur nga seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvend, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, deklaroi se ndryshimet e rregullores që pozita çoi në Gjykatën Kushtetuese përbëjnë një rast flagrant të shkeljes së rregullave në parlament.

Ajo shtoi se ndryshimet e reja të propozuara nga PS shkelin të drejtat e opozitës dhe ngushtojnë hapësirën e komisioneve që drejtohen nga opozita.

“Në Konferencën e Kryetarëve nuk ramë dakord për kalendarin sepse mazhoranca propozoi të prezantohen edhe ndryshimet e rregullores pas zbardhjes nga Kushtetuesja. Mazhoranca na njoftoi se pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të zbardhet. Ne nuk dimë çfarë informacioni ka mazhoranca që ne nuk e kemi. Dua të njoftoj që ndryshimet e rregullores që PD i ankimoi në GJK, vendimi i Kushtetueses i dha të drejtë opozitës për shkeljet dhe këto janë rasti më flagrant që rregullat në këtë parlament janë shkelur me dy këmbë,” tha Tabaku.

Sipas saj ndryshimet e njëanshme që marrin hapësirën e opozitës dhe nuk kalojnë një proces konsultimi, shkelin parimet e bashkëjetesës në Kuvend.

“Nëse GJK nuk zbardh vendimin, ne do të vazhdojmë normalisht. Ky diskutim në Konferencë është i nevojshëm për të sqaruar që ndryshimet e njëanshme janë shkelje e të gjitha parimeve të bashkëjetesës në parlament,” u shpreh deputetja.

The post Tabaku: Ndryshimet e rregullores shkelin parimet e bashkëjetesës në Kuvend appeared first on Euronews Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *