minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Bajerni i Mynihut shpallet kampion dimri në Bundesligë

Bajerni i Mynihut është konfirmuar kampion dimri në kampionatin gjerman, pas fitores bindëse ndaj Leipzigut në ndeshjen e fundit të vitit. Bavarezët kanë numëruar 11 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje pas 15 javësh.

Në Allianz Arena, ekipi i drejtuar nga Vincent Kompany dominuan për 90 minuta, duke mundur Leipzigun me rezultatin 5-1. Musiala zhbllokoi shifrat për Bajernin, ndërsa miqtë barazuan me Sesko. Më pas, Laimer dhe Kimmich realizuan dy gola që e çuan rezultatin në 3-1 në fund të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, Sane dhe Davies vulosën triumfin e Bavarezëve, duke e përmbyllur ndeshjen 5-1.

Kjo ishte fitorja e 11-të për Bajernin në 15 javë, me 3 barazime dhe një humbje, e vetmja përballë Mainz 1 javë më parë. Me këto rezultate, Bajerni mbyll vitin 2024 në vendin e parë, duke lënë pas kampionët e edicionit të kaluar, Leverkusen, Frankfurt dhe Leipzig. Ndeshja e ardhshme për Bajernin do të jetë ndaj Moenchgladbach më 11 janar.