Policia arreston një 19-vjeçar në Tiranë, administronte qendrën e prostitucionit
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A.L., 19 vjeç, pasi dyshohet se qendra e masazhit që ai administronte në rrugën "Sami Frashëri” shërbente gjithashtu për ushtrimin e prostitucionit.
Po ashtu, janë referuar materialet për dy shtetase të moshave 24 dhe 19 vjeçe, të cilat janë të lidhura me këtë veprimtari të paligjshme.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse fshihen persona të tjerë pas 19-vjeçarit që drejtonin aktivitetin e paligjshëm.
Materialet janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.